Meta: Deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit, një kështjellë e pamposhtur

Shqipëria

Meta: Deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit, një kështjellë e pamposhtur

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:44
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh i lumtur që sot u kthye në Parlament pas një periudhe të gjatë.

Ka reaguar ndoshta ironikisht Presidenti i Republikës me këtë qëndrim, pak orë pasi Meta dëshmoi para Komisionit Hetimor Parlamentar, që u ngrit pak muaj më parë nga Kuvendi për hetimin dhe shkarkimin e tij.

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ishte mesazhi që dha Presidenti Meta, disa orë pas mbledhjes.

Maxhoranca ka ngritur akuza ndaj kreut të shtetit, se ai e ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dy dekretime gjatë zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, kur fillimisht i anuloi ato dhe më pas caktoi një datë tjetër, atë të 13 Tetorit.

Ndër arsyet më të bujshme që dha sot Presidenti Ilir Meta para komisionit ishte se më 8 Qershor kreu i shtetit kishte pasur informacion se do të digjej godina e Kuvendit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat