“Do digjej Kuvendi” Duma flet për deklaratën e Metës: Dhunën nuk e ndali dekreti i Presidentit, kishte dyshime për të infiltruar

Shqipëria

“Do digjej Kuvendi” Duma flet për deklaratën e Metës: Dhunën nuk e ndali dekreti i Presidentit, kishte dyshime për të infiltruar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:54
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklaruar se nuk ishte dekreti për anulimin e 30 qershorit nga ana e Metës, akti që ndali dhunën në protestat e opozitës apo ‘përpjekjen’ për të cilën sot Meta foli në komisionin hetimor për shkarkimin e tij, kur tha se kishte informacion se do të tentohej të digjej kuvendi.

E ftuara në emisioni “5 pyetje nga Babaramo” Duma u shpreh se PD dhe opozita ishin dhe kanë qenë të interesuar që protesta të kishte një mbarëvajtje normale. Më tutje ish deputetja ka folur për shqetësimin që të ‘infiltruarit’ sollën për opozitën në protestat e organizuara prej saj, duke lënë të nënkuptuar se opozita nuk ka patur asnjë qëllim për akte të rënda violence.

“Nëse nuk do të kishte, protestat do të vazhdonin. Nuk mendoj që aksioni u influencua nga vendimi i presidentit. Nëse opozita do kishte plane të dhunshme, nuk është çështje dekretesh. Ne jemi përpjekur që të parandalojmë dhunën. Presidenti tha se “persona të caktuar”….të parit që duan që protesta të kishte faqen e bardhë janë organizatorët. Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore. S’po them që s’janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka pasur momente të tilla se kush janë këto persona”, u shpreh Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat