I treti i denoncuar nga PD dhe saga e zgjedhjeve të Vaut të Dejës

Shqipëria

I treti i denoncuar nga PD dhe saga e zgjedhjeve të Vaut të Dejës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:55
Mark Babani

Mark Babani, është kryebashkiaku i zgjedhur në Bashkinë e Vaut të Dejës. Kjo bashki e drejtuar historikisht nga të djathtët, në zgjedhjet me nga një kandidat, kaloi majtas. Por kalimi nuk është bërë pa probleme.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës, pak para zgjedhjeve ndodhi edhe incidenti më i rëndë. Një grup personash, një pjesë e të cilëve të arrestuar, sulmuan komisionin zonal dhe dogjën votat dhe procesverbalet. Deputeti i PSD, Tom Doshi nxitoi të shkonte në Vaun e Dejës dhe garantoi se zgjedhjet do të mbaheshin ndërsa do të shkonin edhe votat e reja.

Ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja në këtë bashki ishte shumë e ulët.

Megjithatë, Mark Babani morri mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie. Betimin Babani e bëri në ambjentet e një qendre shëndetësore. Në ceremoni ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi dhe ish koordinatori i qarkut politik të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pasi PD e akuzoi dhe i tregoi fakte se po ashtu si Mark Babani ishte arrestuar dhe dëbuar nga një shtet tjetër dhe këtë e kishte fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat