Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE - Bota Sot
Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Shqipëria

Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:15
Gramoz Ruçi dhe Sanja Bujas Juraga

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadoren Juraga për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Marrëdhëniet midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe kjo edhe në saj të kontributit dhe performancës tuaj të shkëlqyer. Kroacia është avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatavce dhe në shpresojmë që ndikimi i saj të rritet fuqishëm me marrjen e Presidencës së BE-së në janar 2010. Kohët e fundit është vënë re edhe një impuls i ri në bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi.

Ambasadorja Juraga e falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për vlerësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të dy vendeve si edhe për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë dhe ai personalisht i ka dhënë punës së Ambasadores dhe Ambasadës së Kroacisë në Tiranë. “Kroacia ka qenë dhe do të jetë avokatja më e mirë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë do ta dëshmojë edhe Presidenca kroate e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen.”, nënvizoi Ambasadorja Juraga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...