Zbardhen detaje nga plagosja në Lezhë, autori sherr me 37-vjeçarin për bizneset

Shqipëria

Zbardhen detaje nga plagosja në Lezhë, autori sherr me 37-vjeçarin për bizneset

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.

I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin.

Report TV mëson se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas është përdorur arma.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke udhëtuar me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh.

Konflikti mësohet se ka lind për çështje biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat