Vrau bashkëshorten dhe më pas u hodh nga ballkoni, zbulohen detaje për ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Vrau bashkëshorten dhe më pas u hodh nga ballkoni, zbulohen detaje për ngjarjen e rëndë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:51
Daut Gjokola masakroi gruan e tij Lule Gjokola dhe më pas u hodh nga kati i katër i apartamentit të tij.

Kryetari i PD-së, Bujar Vreto tregon kalvarin e Daut dhe Lule Gjokolës me investimin që kishin bërë te ish-kaldaja në Librazhd, por që do t’u merrej nga bashkia, me urdhër të Taulant Ballës në favor të ndërtuesve të HEC-it.

5 ditë më parë Librazhdi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 53-vjeçari Daut Gjokola masakroi gruan e tij Lule Gjokola dhe më pas u hodh nga kati i katër i apartamentit të tij.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe kryetari i PD në Librazhd, Bujar Vreto.

Vreto, në një postim në Facebook, shkruan se heshti për dy ditë, por nuk mund të heshte pafundësisht.

Sipas kryetarit të PD-së, çifti Gjokola ishin në gjyq për një pronë (në pronësi të Daut dhe Lule Gjokola), të cilës i ndryshuar hartën pasi shteti po ndihmon pronarët e ndërtimit të një HEC-i.

Më tej, Vreto thotë se prefekti i zonës i detyruar nga urdhërat partiakë, nxjerrë një urdhër klientelist edhe pse prona është e Bashkisë Librazhd. Vreto shkruan se urdhri i Prefektit është në kundërshtim me ligjin pasi kërkon të largohet nga ambientet e një hapësire tek ish-kaldaja ku investimi është tërësisht privat dhe i investuar nga qiramarrësi Daut Gjokola.

Rrëfimi

Drama e një familje të nderuar! Heshta për dy ditë, por s’mund të heshtja pafundësisht. E tmerrshme për fëmijët dhe familjarët, e rëndë dhe prekëse për miqtë, shokët dhe komshinjtë, drithëruese për bashkëqytetarët dhe e pakuptueshme për shqiptarët. Lulja dhe Dauti, në këtë moment që unë po shkruaj, nuk do munden të lexojnë këtë shkrim që më buron nga shpirti sepse ata meritonin të jetonin, meritonin të kontribuonin për fëmijët, familjarët dhe komunitetin. Qytetarët e Librazhdit u shokuan kur degjuan se çifti ideal u largua njëherë e përgjithmonë nga kjo botë.

Konspiracionet tani janë të shumta, madje përtej imagjinatës, por unë do t’i drejtohesha prokurorisë të fillojë nenjëherë hetimet dhe të zbardhë të vërtetën, madje jam i gatshëm të dëshmoj dhe unë për ngarkesat psikologjike të çiftit. Dauti bashkë me Lulen kishin pesë vjet që përjetonin shumë keq ndërhyrjen brutale të pushtetit duke u marrë investimin e tyre, por jo vetëm kaq. Në Rrapun kishin një tokë private dhe pushteti për të ndihmuar pronarët e ndërtimit të një HEC-i i ndryshuan hartën (këto jane indicie për të filluar hetimin dhe më janë thënë nga vetë të ndjerët dhe besoj se duhet të jenë në dijeni edhe fëmijët apo të afërmit).

(Unë më datë 21 tetor 2014 kam bërë një shkrim denoncues për dhunen e ushtruar në pronën e çiftit Gjokola, që është dhe në faqen time në Facebook). ‘Prefekti i Prefekturës të Qarkut Elbasan, Arben Kamami, nëpërmjet një urdhëri kërkon të nxjerrë nga ambientet e punës ku ushtron aktivitetin e tij të ligjshëm, sekretari i këshillit bashkiak Librazhd, z. Daut Gjokola. Prefekti jo për shkak të dëshirës, por për shkak të urdhërave partiakë, detyrohet që të nxjerrë një urdhër klientelist edhe pse prona është e Bashkisë Librazhd. Urdhri i Prefektit në kundërshtim me ligjin kërkon të largohet nga ambientet e një hapësire te ish-kaldaja ku investimi është tërësisht privat dhe i investuar nga qiramarrësi z. Daul Gjokola.

Prefekti e ka nxjerrë këtë urdhër nën presionin e PS-së Librazhd, jo se këto ambiente janë të nevojshme për ambiente shërbimi, por për të sistemuar klientelë 99-shash. Në këto ambiente ish-kaldaja, janë të sistemuar disa ushtrues aktivitetesh ku janë pagues të rregullt të qirasë dhe zbatues të ligjit, por për ironi Prefekti i urdhëruar nga PS (konkretisht nga mullaomari T.Balla) e shikon si jashtë gardhit socialist z. Daut Gjokola, por jo vetëm jasht gardhit socialist, por si njeri plangprishës për rilindasit në qytet, pasi ç’është shtetërore duhet të jetë e tyre dhe me këtë rast i mbyllim gojen Dautit që të mos hedhë asnjë hap për të djathtën dhe i japim ambientet njërit prej lëpirësave pse jo dhe të afërmve të mullait.

Partia Demokratike, Dega Librazhd, u bën thirrje organeve kompetente që të mos bëhen pjesë e kësaj maskarade klienteliste qe për fatin e keq dëmton rende investitorin dhe paguesin e taksave z.Gjokola dhe kjo bëhet për qëllimin e vetëm, si shpërblim ndaj idhtarëve 99-sha. Policia të bëjë detyrën duke ruajtur rendin dhe zbatuar ligjin dhe jo të bëhet pjesë e hakmarrjes politike. Policia e di mirë se nuk është detyra e saj për zbatimin e urdhrave kur palët janë në gjyq, ”por të presë” dhe mbas përfundimit të gjyqit, kur vendimi merr formën e prerë është zyra përmbarimore ajo që zbaton urdhërin me titullin ekzekutiv të gjykatës., dhe pala humbëse dëmshpërblen dëmin e shkaktuar”-shkruan Bujar Vreto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat