Bulqizë/ Gjendet e mbytur në lumë një 32-vjeçare - Bota Sot
Bulqizë/ Gjendet e mbytur në lumë një 32-vjeçare

Shqipëria

Bulqizë/ Gjendet e mbytur në lumë një 32-vjeçare

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë. Trupi i pajetë u konstatua në Zallin e Bulqizë, në vendin e quajtur “Ura e Qytetit”, në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan.

Sipas policisë shtetasja me iniciale M. F., është gjetur e mbytur rreth orës 21-30 të mbrëmjes.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit dhe mjekët po shohin nëse në trupin e saj ka shenja dhune. Paraprakisht mendohet se ngjarja është aksidentale,por po punohet për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...