Posta i gjen shtëpinë, kryebashkiaku i Vorës dorëzon shenjat e gishtave

Shqipëria

Posta i gjen shtëpinë, kryebashkiaku i Vorës dorëzon shenjat e gishtave

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:49
Agim Kajmaku

Kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ka dorëzuar sot zyrtarisht në policinë shkencore shenjat e gishtave.

Mësohet se pas letrës së dërguar në adresën bashkia Vorë ku pati një ngatërresë nga ana e postierit, e njëjta letër është dërguar më pas në adresën e Kajmakut në Prezë, ku ka shtëpinë.

Më pas Prokuroria e Përgjithshme dhe Njësia e Dekriminalizimit kanë administruar gjurmët e gishtave më datë 3 shtator.

Këto gjurmë do të krahasohen me ato që pritet të mbërrijnë nga Greqia ku është dërguar letërporosia me herët gjurmët e gishtërinjve u administruan nga të dhënat biomtrike për të vërtetuar nëse Kajmaku ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit që dorëzoi para kandidimit për kryetar bashkie, ku fitoi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Lidhur me Kajmakun PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.

Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku. Por për t’i dhënë fund debatit pritet përgjigja nga Greqia për të vërtetuar kush gënjen, Kajmaku apo PD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat