Dosja e fituar në Gjykatën e Lartë nuk merret në shqyrtim, Policia mbërrin në Kadastrën e Vlorës

Shqipëria

Dosja e fituar në Gjykatën e Lartë nuk merret në shqyrtim, Policia mbërrin në Kadastrën e Vlorës

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:55
Gjykata e Lartë

Drejtoria e policisë dhe hetimi i krimit ekonomik, kanë mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e kadastrës së Vlorës. Shkak është bërë një dosje, të quajtur me numër 246, që është fituar ne Gjykatën e Lartë, por ende nuk është marrë në shqyrtim nga kadastra, ndërsa për këtë qëllim është ngritur edhe një grup pune i përbëre nga 20 juristë të Drejtorisë së Kadastrës Vlorë.

Aludohet se edhe largimi i drejtorit Florjan Alimadhi dhe nëndrejtorit Klodian Troci, ka ardhur për këtë  shkak, ndërsa tensionet lidhur me mos lëshimin e zyrës nga nëndrejtori Troci, lidhen me faktin se ky i fundit ende nuk ka marrë me shkrim largimin e tij nga detyra,por është njoftuar vetëm verbalisht për largimin.

Prej të hënës, fillimisht Troci nuk ka qenë dakord me vendimin,por aktualisht është larguar nga ambientet e kadastrës se Vlorës.
Ndërkohe nga burime të kadastrës mendohet se pritet të japë dorëheqjen dhe nëndrejtori tjetër për ALUIZNI-n, Ardian Musta . Ky i fundit deri para bashkimit të dy institucioneve ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t në Vlore. Ndërsa   ende nuk dihen shkaqet e këtij largimi. Kadastra e Vlorës mbetet gjithsesi në një situatë kaotike, me largimet dhe dorëheqjet e ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat