Meta: Monika s'meriton dekoratë se i dha besën Lulit, edhe Basha jo - Bota Sot
Meta: Monika s'meriton dekoratë se i dha besën Lulit, edhe Basha jo

Shqipëria

Meta: Monika s'meriton dekoratë se i dha besën Lulit, edhe Basha jo

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:47
Ilir Meta

Konferenca e Presidentit Ilir Meta është dominuar nga nota humori. Me një qetësi absolute, kreu i shtetit ka folur edhe për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin.

Ai tha se Ramës do ti japë dekoratën "Urdhri i Skënderbeut" nëse çelen negociatat, ndërsa Kryemadhi tha Meta nuk e meriton, sepse i ka dhënë besën Bashës.

Ilir Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë nuk e pranon as vetë Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin, edhe për situatën  aktuale mua më vjen keq sepse gjithmonë i kam thënë ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë. Madje dhe disa diplomatëve i kam thënë: Mos ma merrni në qafë  Edin ju. Se i krijoni idenë që e ka mirë Edi dhe pastaj Edi gabon dhe pastaj e pëson edhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi hallin edhe të Edit, jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua.

Unë të jem xheloz?! Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekorata ambasadorëve që celi negociatat vjet parvjet. Unë do tja jap dekoratën ai le mos e pranojë. Madje do ti jap "Urdhrin e Skënderbeut". Unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Kryetari i partisë kur unë isha kryeministër donte të bëhej President, po ato votat i kishim cik problem për presidentit për punën e Dushkut.

Ku do e dija unë që ne që atëherë ishim para Serbisë dhe Malit të Zi në këto punë të integrimit evropian, ishim rrotë më rrotë me Kroacinë. Sot jemi këtu ku jemi. Ku është Serbia, Kroacia e Mali i Zi. Sot diskutojmë çështje që për Shqipërinë nuk duhet të ishin në agjendë.

Kështu që dekoratën bëhuni gati, ceremoninë këtu, ai daç të vijë daç mos vijë. Madje i takojnë dy dekorata edhe si kryeministër edhe si Ministër i Jashtëm.

Bashës nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet. As Monikës se i ka dhënë besën Lulit, kështu që jemi në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...