Pandeli Majko: Politika është matematikë, nuk bëhet me mollë dhe ngjala

Shqipëria

Pandeli Majko: Politika është matematikë, nuk bëhet me mollë dhe ngjala

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:05
Pandeli Majko

Ministri për diasporën, Pandeli Majko, ka komentuar në Kuvend marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, teksa i ka bërë thirrje opozitës qe t’i lënë mënjanë batutat dhe të votojnë Reformën.

Majko shtoi se sa i takon marrëveshjes, kostot dhe meritat i takojnë PS, por duhet vota e opozitës për ta ratifikuar pasi sipas tij pa to nuk ratifikohet asgjë.

“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë.

Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat