Presidenca për “Të Çmendurën E”: Raporti OSBE/ODIHR provon kapjen e shtetit nga Rilindja moniste

Shqipëria

Presidenca për “Të Çmendurën E”: Raporti OSBE/ODIHR provon kapjen e shtetit nga Rilindja moniste

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:59
Foto

Përmes një postimi të pak minutave më parë në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan se raporti final i OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sipas tij, edhe për sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Postimi i plotë:

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat