Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e Presidentit Meta

Shqipëria

Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e Presidentit Meta

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Kuvendi ka rrëzuar këtë të enjte dekretet e Presidentit Ilir Meta për rishikimin e dhënies me koncesion të rrugëve Milot-Balldren dhe Dukat-Orikum, si dhe propozimin e Petraq Milos për postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pavarësisht paralajmërit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum-Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe projektligjet e tjera të kthyera nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Saktësisht, 8 dekretet në fjalë janë:

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit me 78 vota kundër

2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare

3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore me 76 vota kundër

4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit me 76 kundër

5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat me 76 vota kundër

6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat me 74 vota kundër

7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren me 77 vota kundër

8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit me 77 vota kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat