Gjyqtari Gentjan Medja kalon përfundimisht vettingun

Shqipëria

Gjyqtari Gentjan Medja kalon përfundimisht vettingun

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:20
Gentjan Medja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Pas verifikimeve të nisura me kërkesë të ONM-së, e cila ankimoi vendimin, KPA shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Medja dhe vlerësoi të drejtën vendimin e KPK.

Në datë 1 gusht 2018 KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja.

KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi. Po ashtu KPK tha se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat