Alban Zeneli: Komisioni Hetimor për Metën do të shtyhet deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Alban Zeneli: Komisioni Hetimor për Metën do të shtyhet deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:54
Alban Zeneli

Komisioni Hetimor për Presidentin Ilir Meta do të shtyjë afatin deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu u shpreh nënkryetari i Komisionit, Alban Zeneli, i cili tha se për çdo vendim që do të merret nga ky komision do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Alban Zeneli: Komisioni Hetimor do të shtyjë afatin derisa të krijohet Gjykata Kushtetuese. Përderisa çdo vendim që do merret nga Komisioni Hetimor dhe Parlamenti është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe unë kam kërkuar që ky komision të shtyjë afatin.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zeneli garantoi se çdo vendimi që do merret do jetë proces me integritet.

Alban Zeneli: Komisioni po mbledh fakte të ndryshme për ligjshmërinë e akteve që ka nxjerrë Presidenti i Republikës. Besoj që nuk jam i autorizuar të flas përderisa ky komision vazhdon punën. Unë mund t'ju them në cilësinë e nënkryetarit të komisionit, jam garant i çdo vendimi që do merret që ai proces që do mbarojë do jetë proces me integritet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat