Negociatat, deputeti gjerman optimist për Maqedoninë e Veriut. Po Shqipëria?

Shqipëria

Negociatat, deputeti gjerman optimist për Maqedoninë e Veriut. Po Shqipëria?

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:57
Günter Krichbaum

Deputeti kristiandemokrat gjerman, Günter Krichbaum është optimist për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa thotë se në Bundestag po diskutohet edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për DW, ligjvënësi gjerman u shpreh se vendet duhet të vlerësohen sipas meritës.

Günter Krichbaum: Ne Bundestagun gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë,  dhe sa i përket pyetjes suaj për ndarje mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, me të ashtuquajturën "principle of oën merit”. Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet. Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky principle of oën merit, është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta.

Sa i takon Maqedonisë së Veriut,  deputeti gjerman thotë se Bundestagu vlerëson arritjet, sidomos marrëveshjen e Prespës.

Günter Krichbaum: Unë mendoj se përpjekjet që po bën Maqedonia Veriore vlerësohen, sepse me Marrëveshjen e Prespës u arrit të zgjidhet një konflikt shumë vjeçar me Greqinë. Ky sukses vlerësohet. Por nuk duhet harruar që vazhdojnë të ekzistojnë sfida të mëdha përpara, si për shembull reforma e sistemit të drejtësisë, ose që ekonomia duhet të zhvillohet në mënyrë që të tërheqë investimet direkte. Dhe shumë fusha të tjera duhen zhvilluar sipër shembull liria e shtypit dhe gazetaria. Të gjitha këto janë fusha që dihen, dhe ku priten përparime. Ne nuk po flasim për pranim në BE këtë vit, por po flasim për fillimin e bisedimeve të pranimit. Ky do të jetë një proces i gjatë, ku duhet patur shumë durim. Por rruga është e qartë, rrugë në drejtim të Bashkimit Europian. Dhe meqenëse pyetët për segmentin kohor, ne do të zhvillojmë në fund të shtatorit diskutimet në Komisionin e parlamentar të Bundestagut që merret me çështjet europiane, përkatësisht do të marrim vendimin në parlamentin gjerman dhe në muajin tetor do të merret vendimi përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat