Apeli i Sorecës: Dialogu pozitë-opozitë të fillojë nga reforma zgjedhore - Bota Sot
Apeli i Sorecës: Dialogu pozitë-opozitë të fillojë nga reforma zgjedhore

Shqipëria

Apeli i Sorecës: Dialogu pozitë-opozitë të fillojë nga reforma zgjedhore

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:57
Luigi Soreca

Reforma zgjedhore është arsyeja specifike për nisjen e dialogut mes qeverisë dhe opozitës.

Apeli erdhi nga ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili theksoi se në këtë dialog  duhet të përfshihen të gjithë politikanët shqiptarë.

Soreca:  Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog.

Sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Soreca tha se në tetor mund të jepet një fjalë e mirë për Shqipërinë.

Soreca: Në tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë. E rëndësishme është prania e Tusk këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm. Besoj se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë.  Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, reforma në drejtësi do të sjelli ndryshime të forta. 

Diplomati evropian e vuri theksin tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se javë në vijim janë kyçe për Shqipërinë.

Soreca:  Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë pasi ne jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm po diskutojnë si mund të ndiqet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...