Si e raportoi zyra e shtypit e Merkel takimin me Edi Ramën - Bota Sot
Si e raportoi zyra e shtypit e Merkel takimin me Edi Ramën

Shqipëria

Si e raportoi zyra e shtypit e Merkel takimin me Edi Ramën

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:03
Angela Merkel dhe Edi Rama

Zyra e shtypit e Kancelares Gjermane, Angela Merkel ka zbardhur takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Të veprojmë së bashku për Evropën. Kancelarja priti të premten Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale. Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale”, theksohet në njoftimin e shpërndarë.

Po ashtu theksohet se në fund të shtatorit, Bundestag do të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë, përpara samitit të BE në mesin e tetorit.

Një tjetër pikë diskutimi mes Merkel dhe Ramës ka qenë forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”, theksohet në njoftimin nga zyra e shtypit.

Për më shumë se 30 minuta, kreu i qeverisë shqiptare ndau me kancelaren gjermane pikëpamjet mbi ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave. Pas takimit nuk pati konferencë për shtyp, por kryeministri Rama tha në një postim tha se ishte shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku tha se kishte kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë.

Një ditë më parë në samitin e vendeve të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Pragë, katër vende te Bashkimit Europian u angazhohen në një plan veprimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...