As LSI nuk kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, Kryemadhi: Problem, kriminalizimi i votës dhe Kuvendit

Shqipëria

As LSI nuk kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, Kryemadhi: Problem, kriminalizimi i votës dhe Kuvendit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:49
Pamje nga takimi

Në kulmin e debatit për reformën zgjedhore, edhe LSI ashtu si PD nuk e sheh problemin e krizës politike te sistemi.

Monika Kryemadhi e ftuar në RTV Ora thotë se problemi është kriminalizimi i votës dhe Kuvendit.

Kryemadhi: Çfarë ka të keqe reforma zgjedhore, ne kemi diskutuar 6 vjet për reformën zgjedhore. Janë disa variante që do të vendosen me një vendim politik. Ne e kemi provuar edhe sistemin mazhoritar dhe  me korrektim proporciopnal, proporcional rajonal. Problemi nuk qëndron te sistemi por kriminalizimi  i votës dhe parlamentit. Në 2008 kemi bërë një grevë urie dhe kërkonim lista ta hapura.

Kryemadhi thekson se para së gjithash, PS është e para që nuk ndryshon sistemin.

E pyetur nëse mazhoranca mund të marrë votat e opozitës në Kuvend  për të kaluar në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore, Kryemadhi shprehet:

Kryemadhi: Mund ta bëjnë po problemi është sa legjitimë janë ata deputetë. Është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja se janë tërhequr jo 60 deputetë por 190 deputetë. Së dyti vakancat bëhen çdo 1 muaj nga një deputet, duhet të kalonin 6 vjet derisa të bëheshin vakancat e plota.

Kryetarja e LSI-së  thekson se Shqipëria vuan mungesën e institucionit të dialogut.

Kryemadhi: Mungesa e dialogut politik ka bërë që të jemi ku jemi sot. Pse jemi në një krizë politkke, ekonomike, shoqërore,njerëzore? Nuk ekziston institucioni i dialogut në Shqipëri. Mungesa e institucionit të dialogut ka sjellë gjithmonë që pasi është qelbur muhabeti, pasi është shkatërruar çdo institucion ne themi të ulemi në tryezë të shpëtojmë njërin apo tjetrin.Dialogu nuk është thjesht zgjidhje dhe marrëveshje me njërin apo tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat