Nën trysni nga Gjermania për dekretin që rrëzoi 30 qershorin? Përgjigjet Meta

Shqipëria

Nën trysni nga Gjermania për dekretin që rrëzoi 30 qershorin? Përgjigjet Meta

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:02
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me Kancelaren Angela Merkel, tha se uron që të “hapim gotën e shampanjës” për negociatat, por shtoi se në fund fare, vendimin e mer Bundestagu.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Presidenti u shpreh se Gjermania nuk e ka aq të fortë Kancelaren.

“Jam shumë i lumtur për këtë takim shumë të mrekullueshëm të Ramës me Merkel, por Gjermania nuk e ka edhe aq të fortë kancelaren sa kemi në kryeministrin.

Në fund fare vendimi merret nga Bundestagu. Unë shpresoj që të gjithë këto kushte të jenë realizuar dhe të hapim gotën e shampanjës”, tha Meta.

I pyetur nëse ka pasur trysni nga Gjermania për dekretin që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Meta tha se nuk trysnohet nga asnjë njeri dhe se vendimi ishte marrë nisur nga situata ku ndodhej vendi.

“Trysnohem vetëm nga përgjegjësitë që kam si President, kështu që në vendimin tim nuk ka lidhje asnjë faktor i huaj, ka lidhje me detyrimet që vendi duhet të plotësojë. Edhe pa këto votime, apo zgjedhje, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet të kaluara, kishte probleme me mos ndëshkueshmërinë e dosjeve, mendo me këtë situatë. Vizita në Gjermani ishte e planifikuar, po kjo nuk ka klidhje me takimin, ka lidhje vetëm me çështjet e brendshme”, u shpreh Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat