Elbasani promovon vlerat kulturore - Bota Sot
Elbasani promovon vlerat kulturore

Shqipëria

Elbasani promovon vlerat kulturore

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:12
Elbasani

Ditët Evropiane të Trashëgimisë, Elbasani i priti sot me aktivitete të ndryshme në promovimin e vlerave kulturore, artizanale dhe të kulinarisë.

“Super atmosferë feste me të gjithë elementët e trashëgimisë kulturore elbasanase në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë”, shprehet Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla, i cili mori pjesë në aktivitete e organizuara së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Edhe ministrja Margariti shprehet se “Elbasani i bukur i traditës, muzikës, kulinarisë na priti me këngë e valle e sofrën plot. Në Ditët e Trashëgimisë Evropiane, Elbasani u shenjua nga panairi i artizanatit, ku gratë duararta kishin shpalosur veshjet tradicionale të zonave të Shpatit, Shmilit, Çermenikës… Ngjyra e motive të mrekullueshme. Po kulinaria?! Nuk do të rezistoni pa u kthyer sërish…”.

“Së bashku me deputetin Taulant Balla dhe kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja premtojmë se do të bëjmë më shumë për të promovuar vlerat e këtij qyteti”, thekson ministrja.

Pranë Muzeut Etnografik u ekspozuan kostume popullore të zonave të ndryshme të Elbasanit, punuar me mjeshtëri nga artizanet.

Patjetër që trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj, të shtruar në hyrje të Kalasë së Elbasanit.

Kulinaria mbetet po ashtu një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve.

Elbasani përflaket nga ngjyra, kostumografia, duke promovuar vlerat kulturore artizanale dhe të kulinarisë se qytetit, në Ditët Europiane të Trashëgimisë, si pjesë e trashëgimisë së saj./atsh/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...