Siguria ushqimore, Çuçi: Therja e bagëtive është disiplinuar

Shqipëria

Siguria ushqimore, Çuçi: Therja e bagëtive është disiplinuar

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:11
Bledi Çuçi

Pas bllokimit të qindrave ton ushqime të pasigurta, siguria ushqimore mbetet në qendër të diskutimeve. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka inspektuar nga afër një thertore në Lezhë, e ngritur nga fondet e qeverisë.

Çuçi: Jam i gëzuar që një nga investimet e Ministrisë së Bujqësisë është kthyer në një realitet të garancisë dhe të standardit.

Ministri theksoi se therja e bagëtive është disiplinuar, në kuadër të rritjes së sigurisë ushqimore

Çuçi: Një nga proceset më të rëndësishme të sigurisë ushqimore për pjesën e mishit dhe produkteve shtazore është therja. Kjo është një dëshmi që tregon qartë sesa e rëndësishme është që ne të fokusohemi tek rritja e sigurisë ushqimore.

Çuçi theksoi se falë investimit të këtij subjekti, numri i të punësuarve është trefishuar. Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat