Tre kryebashkiakët: Kërkohen gjurmët e gishtave për Babanin, priten përgjigjet për Pjetrin e Kajmakun - Bota Sot
Tre kryebashkiakët: Kërkohen gjurmët e gishtave për Babanin, priten përgjigjet për Pjetrin e Kajmakun

Shqipëria

Tre kryebashkiakët: Kërkohen gjurmët e gishtave për Babanin, priten përgjigjet për Pjetrin e Kajmakun

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:14
Foto

Prokuroria e Përgjithshme, konkretisht seksioni për dekriminalimin, pritet që në fillim të javës, të marr përgjigje nga autoritet italiane dhe ato greke në lidhje me të shkuarën për Valdin Pjetrin e Shkodrës dhe Agim Kajmakun e Vorës.

Burimet i thanë Radio Televizionit Ora, se pas dërgimit të shenjave të gishtërinjëve akuza shqiptare  do të ketë në dorë të gjitha të dhënat për të shkuarën e dy socialistëve gjatë periudhës që kanë qëndruar në këto dy shtete.

Pjetri i cili nuk u betua si kryebashkiak i Shkodrës, akuzohet se është i denuar dhe dëbuar nga Italia si i përfshirë në trafik narkotikësh, ndërsa kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku i njohur edhe  me emrin Jorgo Toto, akuzohet se është dënuar në Greqi.

Ndërkaq akuza tashmë ka nisur dhe procesin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës Mark Babani.

Mësohet se struktura e dekriminalizimit i ka dërguar shkresën me kërkesën për të dhënë gjurmët e gishtave për të bërë të mundur verifikimet në Itali dhe Maqedoni.

Për të PD bën të ditur se në fillim të javës ardhshme pritet të publikohen edhe dokumenta përmes të cilave selia blu pretendon se edhe Babani, ka fshehur të shkuarën.  Për çështje, Sekretari i Përgjithshëm Demokrat nga Shkodra dha paralajmërimine  fundit.

"Në fillim të javës që vjen  çdoi informacion dhe dokumentacion  i disponuar nga ana jonë do të jetë në dispozicion të publikut"

 Partia Demokratike, ka akuzar tre kryebashkiakët socialistë si të inkriminuar, ndërsa ka paralajmëruar se indicie ka edhe për rreth 11 të tjerë. Për këtë çështje ka ngritur edhe akuza ndaj kryeministrit, duke  u shprehur  se lidhjet e tij me krimin për të blerë dhe manipuluar votat,  janë të pa ndashme, edhe  kur nuk ka kundërshtar përballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...