Në Prokurorinë e Tiranës 739 dosje për zgjedhjet e 30 qershorit

Shqipëria

Në Prokurorinë e Tiranës 739 dosje për zgjedhjet e 30 qershorit

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Organi i akuzës ka vendosur precedentin për të rrëzuar pretendimet e opozitës për manipulimin e procesit te 30 qershorit.

Vendimi i parë është dhënë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka vendosur mos fillim të çështjes kundër një komisioneri të Partisë Socialiste.

Në total vetëm për Tiranën janë regjistruar 739 dosje që kanë lidhje me procesin e 30 qershorit.

Pas vendimit të prokurores Denisa Asko, për mos fillim hetimesh, dosja mund të vihet sërish në lëvizje vetëm në rast se njëri nga kallëzuesit per 30 qershorin, ankohet në Gjykatën e kryeqytetit.

Ndërsa ish kryebashkiaku Xhelal Mziu, këmbëngul se komisioneri, sikundër edhe dhjetëra komisionerë të tjerë të kallëzuar ka shkelur ligjin pasi nuk mund ta ushtronte këtë detyrë përderisa presidenti kishte caktuar 13 tetorin, si datë tjetër për zgjedhjet, Prokuroria jep argumentet kundërshtuese ne vendimin që TCH disponon.

Kolegji zgjedhor thekson prokurorja e ka vlerësuar të papajtueshëm me Kushtetutën dekretin e presidentit dhe në këtë kuptim komsionerët kanë ushtruar detyrën në këto zgjedhje. Për ankesën e dytë të kallëzuesit, se në kuti gjendeshin më tepër fletë votimi se votues, Prokuroria shpjegon se nuk janë bashkangjitur prova shtesë.

Madje vijohet më tej edhe kur në kallëzim flitet për mospërputhje shifrash, nuk jepet asnjë e dhënë apo burim prove që të vërtetojë pretendimet e ngritura.

Pritet që i njëjti vendim të merret edhe për mbi 700 kallëzime të tjera të dorëzuara në Prokurorinë më të madhe në vend, për 30 qershorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat