Sezoni i ri shkollor, Dalipi inspektim në shkollat e Kamëzs

Shqipëria

Sezoni i ri shkollor, Dalipi inspektim në shkollat e Kamëzs

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:35
Aldrin Dalipi

Dy ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i këshillit të qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi ka inspektuar shkollën 9-vjeçare “Hilary Clinton” në Kamëz. Inspektimi është kryer në kuadër të masave për vitin e ri mësimor. I pyetur nga RTV Ora për standardet e shtuara këtë vit në shkolla, Dalipi tha se kemi rritje të investimeve në infrastrukturë.

Dalipi: Ka një ndryshim shumë të dukshëm nga e kaluara, sepse sivjet është bashkia që ka bërë punën dhe gjithë infrastrukturën shkollore, ndryshe nga herët e tjera kur kanë qenë mësuesit që kanë kontribuuar për të lyer shkollën dhe për ta mirëmbajtur.

Dalipi gjithashtu premtoi se edhe gjatë 24 orëve në vijim, në gjithë qarkun e Tiranës do punohet për krijimin e kushteve për nisjen e mësimit. Nga ana tjetër deputeti i zonës, Elio Hysko u shpreh se investimet dhe me ndihmën e bashkisë do vijojnë dhe gjatë vitit.

Hysko: Ajo që ne duam të bëjmë edhe gjatë vitit është evidentimi i të gjithë nevojave që kanë hapësirat shkollore. Duke nisur nga nevoja që kanë për bazë materiale brenda klasave dhe brenda shkollës. Mund të ketë nevojë tek shtimi i terreneve sportive, apo qoftë edhe ndërtimi i shkollave të reja.

Viti ri mësimor nis të hënën, ndërsa në qarkun e Tiranës janë marrë masa për sa i përket sigurisë në shkolla por dhe kontrollit të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat