Shije dhe gatime tradicionale, "Vi N'Shëngjin" mbledh turistë në zonën bregdetare

Shqipëria

Shije dhe gatime tradicionale, "Vi N'Shëngjin" mbledh turistë në zonën bregdetare

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:52
Foto

Festat lokale gjithmonë e më shumë po vihen në funksion të nxitjes së turizmit. E tillë është edhe "Vi N’Shëngjin", që ka në qendër shijet dhe traditat e gatimit të zonës bregdetare.

Shijet dhe tradita e gatimeve tradicionale të Shëngjinit u prezantuan në një festë.

Emërtimi është përzgjedhur në vetën e parë,  "Vi N'Shëngjin", dhe numri i qytetarëve që u bënë pjesë e saj ishte i madh. Veç mundësisë për të provuar shijet tradicionale apo recetat e reja të mjeshtrave të Kuzhinës, organizimi i dha jetë zonës bregdetare tashmë që turistët janë të më të paktë.

Qytetari 1: "Mirë shumë. U kënaqem".

Qytetari 2: "Kemi nevojë me u bashku. Me qënë një".

Qytetari 3: "Festat gjithmonë janë të mira. Për festa gjithmonë njerëzit janë të gëzuar".

Kryebashkiku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se kjo mbështetja për evente të tilla do të jetë e vazhdueshme me qëllimin që Lezha të bëhet një qender e rëndësishme kulturore.

Pjerin Ndreu: "Që t'i japim ritëm jetës së qytetit dhe ta bëjmë qytetin më të jetueshëm, më të gëzueshëm".

Organizimi i festave të tilla shihet si një mundesi e mirë për të promovuar gatimet tradicionale të zonës me qëllim për të tërhequr sa më shumë vizitor vendas dhe të huaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat