Protestë për shtëpitë/ Banorët e Qafëzezit kërkojnë më shumë kompesim pas tërmetit

Shqipëria

Protestë për shtëpitë/ Banorët e Qafëzezit kërkojnë më shumë kompesim pas tërmetit

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:06
Foto

Nisja e punimeve për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafzez, të Ersekës, ka sjellë edhe reagimin e banorëve, të cilët përveç vështirësive me të cilat përballen prej 1 qershorit, kur banesat e tyre thuajse u rrafshuan, tani ngrenë shqetësimin se vlerësimi i dëmit për ta ka qenë i padrejtë.

Dëmet e banesave janë vlerësuar në masën 25 mijë deri në 1 mln lekë të rinj ndërsa shumë prej tyre nuk janë përfshirë në listat e personave që u është dëmtuar banesa.

Në 1 qershor qindra familje në qarkun e Korçës u dëmtuan si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshëm. Më të prekur ishin fshatrat Floq, Qafzez dhe Vidohovë por edhe pse për ta u dha premtimi se banesat do të rindërtoheshin pa nisin shirat e vjeshtës, ritmi i punimeve është minimal ndërsa nuk dihet se ku do ta kalojnë dimrin këto familje të mbetura në qiell të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat