Sekuestrohet drogë në burgun e Rrogozhinës

Shqipëria

Sekuestrohet drogë në burgun e Rrogozhinës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:55
Foto

Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, pas një kontrolli në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinë, sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit canabis-sativa.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, disa ditë mbikqyrje si dhe fal një bashkpunimi midis Sektorit të Hetimit dhe stafit të IEVP-së, u arrit të gjendej një sasi prej 97.1 gram e llojit canabis-sativa.

Pasi u kryen veprimet e para procedurale nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat