Andoni: Në ’98 ishte gati grusht shteti, nuk ka krahasim me 2019 - Bota Sot
Andoni: Në ’98 ishte gati grusht shteti, nuk ka krahasim me 2019

Shqipëria

Andoni: Në ’98 ishte gati grusht shteti, nuk ka krahasim me 2019

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 07:09
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e RTV Ora risolli edhe një herë në vëmendje vitin 1998, ku thkeosi se PD e sotme është krejt ndryshe.

Në ’98 tha ai vendi ishte gati në një grusht shteti që mund të përfundonte në gjakëderdhje shumë të madhe.  

Ben Andoni: Nuk mund të bëhet një krahasim i PD me vitin 1998 me vitin 2019. Janë në rrethana krejt të ndryshme. Në '98 janë marrë institucionet, është marrë televizioni, gati grusht shteti. Ai nuk arriti të ishte grusht shteti, por kishte të gjitha elementet e grushtit të shtetit. Azem Hajdari ishte një nga viktimat që ka bërë emër në demokracinë shqiptare. Ky grusht shteti mund të çonte në një gjakderdhje shumë të madhe në Shqipëri. Nuk ka një krahasim.

Për Andoni sot vendi ka parametra demokratikë më të lartë, por partitë janë bërë më të mbyllura.

Ben Andoni: Shqipëria ka parametra demokratikë shumë më të lartë. Me gjithë problematikën që ka sjellë qoftë PD, qoftë PS, për 21 vjet të dyja janë reformuar. Jo me hap shumë të madh, por janë reformuar. Qoftë edhe dy përfaqësuesit e rinj që janë Basha dhe Rama. Janë parti krejtësisht më të mbyllura, por dikur kanë qenë parti që drejtoheshin në mënyrë bajraku. Kurse tani është një lloj fryme që nuk është vetëm në Shqipëri është edhe në vende të tjera dhe kjo është për shkak të sistemeve. Proceset autoritare në të gjithë Evropën dhe sidomos në Evropën qendrore janë kaq të theksuara sa me nuanca pak më të larta, pak më të vogla vendet nuk kanë ndryshime shumë të mëdha. Ky është shqetësimi më i madh i demokracisë në Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...