Lezhë/ 34-vjeçari aksidenton me makinë 10-vjeçarin - Bota Sot
Lezhë/ 34-vjeçari aksidenton me makinë 10-vjeçarin

Shqipëria

Lezhë/ 34-vjeçari aksidenton me makinë 10-vjeçarin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, ku një 34-vjeçar ka aksidentuar me makinë një 10 vjeçar.

Fëmija është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë , i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...