Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në - Bota Sot
Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në

Shqipëria

Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 10:59
Johannes Hahn

Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. 

Hahn vuri në dukje në një intervistë me gazetën malazeze Vijesti, përparim e rëndësishëm që ka bërë Shkupi zyrtar, më e rëndësishmja e së cilës ishte nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë për emrin.

 Kjo marrëveshje, tha ai, do të jetë objekt i librave të historisë.

Kur ai mori detyrën pesë vjet më parë, komisioneri në largim vërejti, se Maqedonia Veriore ishte në një krizë të thellë politike, ndërsa tani për Shkupin hapet një perspektivë e vërtetë evropiane, së bashku me tërë rajonin. 

BE, tha Hahn, do të vazhdojë të mbështesë udhëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, i cili është në interes të Unionit. 

Në postin e komisionerit të zgjerimit, u emërua hungarezi Laszlo Trocsanyi, emërimi përfundimtar i të cilit, si ai i të gjithë anëtarëve të tjerë të komisionit të ri të BE-së, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...