Gjashtë të plagosur në dy aksidente në Korçë dhe Peqin - Bota Sot
Gjashtë të plagosur në dy aksidente në Korçë dhe Peqin

Shqipëria

Gjashtë të plagosur në dy aksidente në Korçë dhe Peqin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:47
Foto ilustruese

Gjashtë persona janë plagosur brenda pak minutave në dy aksidente në Korçë dhe Peqin.

Dy automjete u përplasën në afërsi të fshatit Leshnicë në Korçë, ku si pasojë u plagosën dy persona. Drejt vendit të ngjarjes u nisën 2 autoambulanca.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Peqin si pasojë e përplasjes së dy makinave u plagosën 4 persona.

"Në fshatin Pajovë,  Peqin është  përplasur mjeti tip "Benz" me mjetin tip "Foristrad" dhe  pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi Xh.Q.,57 vjeç,  banues në Lushjë,  dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...