Dy persona janë plagosur me thikë si pasojë e një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Syrja Dylgjeri" në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve të para i plagosur me thikë ka mbetur 62-vjeçari E.Xhezairi, ndërsa gjatë sherrit ka marrë lëndime edhe autori i plagosjes, shtetasi M. Lecaj.
Të plagosurit u dërguan në spital ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.