Basha uron nxënësit: E ardhmja më e mirë nuk do vonojë

Shqipëria

Basha uron nxënësit: E ardhmja më e mirë nuk do vonojë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:54
Lulzim Basha

Me këtë foto më lart, rrethuar mes nxënësve, kreu i PD Lulzim Basha u ka uruar të gjithë fëmijëve që ulen sot në bankat e shkollës në këtë vit të ri mësimor, suksese dhe mbarësi.

Po ashtu, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha thekson se e ardhmja më e mirë për të gjithë shqiptarët nuk do vonojë.

“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat