“Thumbi” i Veliajt për Metën/ Pezë: Pluralizëm në tryezë por edhe në betejë (elektorale)

Shqipëria

“Thumbi” i Veliajt për Metën/ Pezë: Pluralizëm në tryezë por edhe në betejë (elektorale)

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:11
Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, krahas presidentit Ilir Meta dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Veliaj.

Sipas tij, dita e sotme, e cila sjell në kujtesë këtë ngjarje historike duhet parë si një moment reflektimi.

“Themi 1001 të zeza me njëri tjetrin, jo vetëm në kafene po edhe në debate politike, por mos harrojmë të themi disa të mira për njëri tjetrin. Presidenti e tha me të drejtë, ka qenë edhe një hapësirë pluralizmi, të gjithë e dimë që ishte në Pezë, po vetëm partizanët vajtën shkrepën armët. Pushka sot nuk është vetëm plumb, është edhe fjala”, u shpreh ai.

Përsa i përket pluralizmit, që për Veliajn është i domosdoshëm, kryebashkiaku tha:

“Presidenti e tha me të drejtë se Peza ishte konferenca e pluralizmit. Pluralizëm edhe në beteje, jo vetëm në tryeza. Se kur krisi pushka, një pjesë e Konferencës nuk doli në beteje. Duhet pluralizëm dhe kur vjen beteja elektorale, e jo ca të tuten e të thonë nuk vemi në betejë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat