Aeroporti i Vlorës, Rama: Në pranverë hapet kantieri

Shqipëria

Aeroporti i Vlorës, Rama: Në pranverë hapet kantieri

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:32
Edi Rama

Ndërtimi për aeroportin e Vlorës është në fazën fillestare pasi ende nuk është përcaktuar kompania përkatëse.

Kryeministri Rama, në prezantimi e këtij projekti, bër publik edhe faktin e dështimit të bisedimeve me konsorciumin turk.

“U përpoqëm të arrinim një marrëveshje me konsorciumin, dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkuluzioin se nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkaruar një marrëveshje. Kërkesat e kompanisë për garancitë që kërkonte nga shteti ishin përtej mundësive tona. E gjitha kjo ndodhte në një kontekst kur Vlora ende nuk e kishte marrë imazhin që ka sot”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se bisedimet do të vijojnë për të përcaktuar kompaninë, me qëllim hapjen e kantierit në pranverën e ardhshme.

“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat