Fundjavë e frikshme në rrugët shqiptare, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Shqipëria

Fundjavë e frikshme në rrugët shqiptare, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Fundjava e fundit e sezonit veror ka shënuar një bilanc lufte në rrugët e vendit, me 2 të vdekur dhe 9 të tjerë të plagosur nga aksidentet automobilistike.

Nga Veriu në Jug janë shënuar disa aksidente rrugore, ku me fatalet rezultoi ai në rrugën e kombit dhe një tjetër në aksin Korçë-Pogradec.

Në Rrugën e Kombit mjeti tip Toyota u përplas me mbrojtëset anësore dhe për pasojë humbi jetën një fëmijë, ndërsa u plagos i ati që drejtonte mjetin.

Në aksin Korçë – Pogradec si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, humbi jetën një prej drejtuesve dhe u plagosen 3 të tjerë.

Në atë Elbasan-Peqin, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbeten të plagosur katër persona.

Ndërsa një tjetër i plagosur u shënua në afërsi te Shkëmbit të Kavajës, ku u përplasën një furgon dhe një autobus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat