Basha takim me aleatët jashtë Tiranës, mungon Kryemadhi

Shqipëria

Basha takim me aleatët jashtë Tiranës, mungon Kryemadhi

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:48
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim në zonën e Ishmit, në Durrës, me partitë aleate. Është gazetari Alfred Peza që njoftoi gjatë emisionit “Open” në Top Channel për takimin e opozitës.

Në takim mungon Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, që është edhe partia e dytë më e madhe e opozitës. Për Pezën, mungesa e Kryemadhit tregon për përçarjen brenda opozitës.

“Kryemadhi thotë se hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër”, tha Peza, duke vënë në dukje se Basha e refuzon një mundësi të tillë.

Sa i përket takimit që po zhvillohet në Ishëm, Top Channel mëson se drejtuesit e opozitës janë mbledhur në biznesin privat të Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Në takim konfirmohet mungesa e Kryemadhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat