Momoriali turk në Tiranë, Gjekmarkaj – Bashës: Duhet të flasësh për këtë çështje

Shqipëria

Momoriali turk në Tiranë, Gjekmarkaj – Bashës: Duhet të flasësh për këtë çështje

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:09
Agron Gjekmarkaj Lulzim Basha

Duke perifrazuar një shprehje të At Zef Pllumbit, analisti Agron Gjekmarkaj komentoi vendosjen e pllakës përkujtimore tek “Parku i Liqenit”, e cila u ngrit në shenjë respekti për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi.

Ai i bëri një thirrje të nënkuptuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Real Story” në News 24, ku i kërkoi të mbajë një qëndrim të tij mbi pllakën përkujtimore tek “Kodrat e Liqenit”.

Sipas tij, ky veprim tregon shenja dobësimi për Shqipërinë në raport me shtetin turk.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet.”-tha Gjekmarka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat