Sherr në lokalin e fshatit, 2 vëllezër plagosin për vdekje 29-vjeçarin - Bota Sot
Sherr në lokalin e fshatit, 2 vëllezër plagosin për vdekje 29-vjeçarin

Shqipëria

Sherr në lokalin e fshatit, 2 vëllezër plagosin për vdekje 29-vjeçarin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:45
Ilustrim

Një 29-vjeçar në Dibër ka humbur jetën për shkak se u qëllua me sende të forta gjatë një konflikti në ambientet e një lokali të fshatit Sllatinë.

4 të rinj, respektivisht vëllezërit D.P dhe Q.P si dhe J.H dhe M.H kishin konsumuar alkool dhe mësohet se viktima me iniciale D.P u plagos për vdekje gjatë një sherri që përfshiu të lartpërmendurit.

Ishte vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjeç, ai i cili ka qëlluar me thikë njërin nga vëllezërit, bashkëmoshatarin me inicialet M.H. Më pas, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij J.H, kanë marrë hak duke i qëlluar me sende të forta vëllait Q.P.

Sipas njoftimit të policisë, “Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Bëhet me dijeni se të arrestuarit janë Q.P 24 vjeç, vëllai i viktimës,  J.H. dhe M. H 24 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...