Policia shqyrton shumicën e dosjeve për vetting, ende nuk dihet kur nisin seancat

Shqipëria

Policia shqyrton shumicën e dosjeve për vetting, ende nuk dihet kur nisin seancat

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:42
Policia

Komisioni i jashtëm i vlerësimit për vettingun në polici ka përfunduar shqyrtimin e pjesës më të madhe të dosjeve për 45 drejtuesit më të lartë në policinë e shtetit. Por fakti është që ende nuk kemi një datë konkrete se kur do të fillojnë seancat e para dëgjimore publike.

“Në shpresojmë sa më shpejtë, por që e rëndësishme është të kemi një proces cilësor dhe jo të shpejtë që të mos kemi pasoja”, shprehet Hodaj.

Edhe të rekrutuarit e rinjtë në policinë e shtetit, që për këtë vit janë 500 patrullë e përgjithshme dhe 100 do të bëhen pjesë e strukturave hetimore, do të kalojnë në sitën e vettingut.

“Meqënëse ju thatë se janë 500 aplikantë për patrullë të përgjithshme dhe 100 që do të marrin gradën nën komisar, edhe ata do t’i nënshtrohen vettingut. Do të kryhet sipas gradave”, ka shtuar Hodaj.

Nëse një drejtues apo efektiv policie nuk do të kalojë dot në filtrat e vettingut, penalitetet janë të rënda.

“Ligji e thotë qartë. Kush nuk kalon dot vetingun përjashtohet nga radhët e policisë. Edhe nëse do të duan të punojnë në strukturat private të policisë do të duhet të pajisjen me një vërtetim nga policia e shtetit”, tha Hodaj.

Menjëherë pas përfundimit të shqyrtimit të dosjeve për drejtuesit më të lartë, do të fillojë puna me 200 drejtues të drejtë me grada më të ulëta. Por e paqartë mbetet data se kur do të fillojë vetingu për 12 mijë efektivët e policisë.

Procesi për të kaluar në filtra uniformat blu ka hasur në vonesa për shkak se disa institucione në vend janë treguar të ngathëta për t’i kthyer përgjigje Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Organi Qendror i Akuzës, Shërbimi Sekret dhe Qendra kombëtare e Biznesit, janë ato më të kritikuarat për vettingun në radhët e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat