Tusk takim me Ramën në Kryeministri - Bota Sot
Tusk takim me Ramën në Kryeministri

Shqipëria

Tusk takim me Ramën në Kryeministri

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:58
Foto

Një muaj para se vendet e Bashkimit Europian të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ndodhet sot për një vizitë 2 orëshe në Tiranë.

Në orën 15:00 ai mbërriti në kryeministri për një takim me kryeministrin Edi Rama, i vetmi takim i parashikuar në axhendën e tij për këtë vizitë të shkurtër.

Me Ramën, Tusk do të diskutojë për të gjitha detyrat të cilat duhet të plotësojë vendi ynë për të marrë një përgjigje pozitive.

Në këtë sesion të ri politik, mazhoranca po kërkon që të ulet në tryezë me pakicën jashtë parlamentit.

Pas takimit me sekretarin e Shtetit Parlamentar të Gjermanisë, Christian Lange, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, i kujtoi PD se ka ende kohë që të ulet në karrigen bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat