Dialog me Ramën por jo zgjedhje/ Aleatët e PD tregojnë “prapaskenat” e darkës me Bashën

Shqipëria

Dialog me Ramën por jo zgjedhje/ Aleatët e PD tregojnë “prapaskenat” e darkës me Bashën

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:07
Foto

Dy protagonistë Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu zbulojnë detaje nga takimi, i cili u mbajt larg vëmendjes së mediave.

“Ne jemi gati të ofrojmë një platformë politike shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për të dalë nga kriza”, ka thënë Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.

“Ne duhet ta kushtëzojmë dialogun me çështje që kanë të bëjnë me integrim, zgjedhjet e lira, luftën ndaj krimit”, ka thënë Fatmir Mediu.

Negociata me palën tjetër mohohet të ketë. Garancia është marrë edhe nga kryetari demokrat. Por, pikëpyetja e madhe është kur dhe si do zhvillohet dialogu me PS.

“Dialogu mund të ndodhë dhe pa dhënë dorëheqjen Rama, por do përfundojë me dorëheqjen e Ramës. Revolucion me pushkë nuk bëjmë”, ka shtuar Dashamir Shehi.

“Kjo është lojë me kundërshtarë. Për mua Rama duhet ta jepte dorëheqjen me kohë. E rëndësishme për opozitën të merret me problemin, jo me individin”, ka thënë Fatmir Mediu.

Platforma për daljen nga kriza pritet të jetë produkti më i afërt, ndërsa protestat nuk parashikohet të ketë para vendimit për negociatat.

“Pas 18 tetorit do mblidhemi dhe do vendosim kush janë punët më të mira”, shtoi Shehi.

Monika Kryemadhi, mungoi në tryezën e aleatëve, por në vend të saj konfirmohet të ketë qenë Petrit Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat