Artur Zheji: Gramoz Ruçi do të jetë Presidenti i ri

Shqipëria

Artur Zheji: Gramoz Ruçi do të jetë Presidenti i ri

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:39
Artur Zheji

“Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë unë mendoj se jemi në një proces “Erdoganizimi”.

Kështu u shpreh analisti Artur Zheji në emisionin “Top Talk” në Top Channel teksa komentonte përplasjen midis kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Sipas tij, Komisioni Hetimor Parlamentar tregon që Rama e do për vete edhe institucionin e kreut të shtetit.

I pyetur se kush mund të ishte Presidenti i ri i Shqipërisë, në rast të shkarkimit të Metës, Zheji u përgjigj: “Gramoz Ruçi. Pse jo? Atij i përket. Pse ti mendon se do e peshkojë presidentin e ri nga opozita?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat