Të rinjtë në Korçë dynden tek Fakulteti i Infermierisë, shohin si zgjidhje emigrimin

Shqipëria

Të rinjtë në Korçë dynden tek Fakulteti i Infermierisë, shohin si zgjidhje emigrimin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:00
Ilustrim

Të rinjtë po ndërgjegjësohen sa i takon ofertave të tregut të punës duke u orientuar në studimet e tyre universitare.

Mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve në universitetin e Korçës ka evidentuar edhe degët më të preferuara për të rinjtë.

Profesioni i infermierit mbetet një prej hapësirave kryesore për ata që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.

Kërkesat e shumta të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE për infermierë kanë bërë që të rinjtë ta shohin këtë si një prej mundësive më të mira për të lënë vendin.

Por edhe programet e studimit në financë kontabilitet dhe administrim e politika sociale.

Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur edhe programi më i ri i edukimit fizik ndërsa vendosja e menjëhershme e mesatares ka ndikuar në disa prej programeve të studimit në mësuesi.

Por ndërkohë dy raundet e tjera të regjistrimeve pritet të shtojnë numrin e studentëve edhe në këto programe dhe të ofrojnë mundësinë për vazhdimin e studimeve për ata që nuk mundën të përfitojnë nga raundi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat