Qytetarët e Vlorës në radhë për ID: S'mjaftojnë dy sportelet

Shqipëria

Qytetarët e Vlorës në radhë për ID: S'mjaftojnë dy sportelet

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 18:21
Sportelet

Me vetëm dy sportele në dispozicion, qytetarët e Vlorës duhet të përballen me radhë të gjata për të aplikuar për kartat e identitetit. Ata ankohen se duhet të presin në zyat e aplikimit për disa orë.

Edhe pse thirrja për rinovimin e kartave të identitetit është bërë prej muajsh nga qeveria, qytyetarët duhet të durojnë radhë të gjatë për të aplikuar.

Ata ankohen se duhet të presin më shumë se një orë për shkak se zyrat punojnë vetëm me dy sportele, pavarësisht se në këto ambjente ka 12 të tilla.

"Kur erdha për aplikim ka qenë mirë, tani përt ta marrë qenka problem."

Zyrat e reja u inaguruan rreth një muaj më parë për të shmangur fluksin e emigrantëve, por edhe pse ata kanë ikur, situata mbetet e problematike.

"Ka dy orë, të tjerët i gjeta këtu."

"Kemi më shumë se 4 orë."

"Vdiqëm, më ra të fikët!"

Afati për zëvendësimin e kartave të identitetit për të gjithë ata që u kanë skaduar është deri me 31 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat