“Gjykata e Janinës e konfirmon”, Bardhi: Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi - Bota Sot
“Gjykata e Janinës e konfirmon”, Bardhi: Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi

Shqipëria

“Gjykata e Janinës e konfirmon”, Bardhi: Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 20:32
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi publikon sot një dokument ku sipas tij konfirmohet nga gjykata e Janinës se kryebashkiaku i Vorës ka qenë i arrestuar në Greqi nën emrin Jorgo Toto.

Sipas Bardhit ai këtë nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe duhet t’i vendosën prangat.

Reagimi i Bardhit

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat