Gjykata Kushtetuese, 6 kandidatë në garë për zëvendësimin e Lulos

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese, 6 kandidatë në garë për zëvendësimin e Lulos

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:06
Gjykata Kushtetuese

Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:

Ardita Buna Alsula

Ded Kasneci

Klodian Rado

Regleta Panajoti

Shaqir Hasanaj

Vjosa Bodo Mujo

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi një javë më parë rezultatin e pikëzimit për kandidatët që tashmë janë kualifikuar për në Gjykatën Kushtetuese. Më e vlerësuara është Arta Vorpsi me 89.610 Pikë e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 Pikë, Elsa Toska 85.425 Pikë, Fiona Papajorgji 88.783 Pikë, Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë dhe Regleta Panajoti 80.284 Pikë.

Më pas do të jenë Presidenti dhe Kuvendit që do të përzgjedhin anëtarët e “Kushtetueses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat