Aksidenti i rëndë në Qafë-Shtamë, shikoni si është bërë makina

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Qafë-Shtamë, shikoni si është bërë makina

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Mafsheq të Krujës.

Mjeti me targa AA 658 BO doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe dhe për pasojë humbi jetën 52- vjeçari Q.B., të plagosur mbetën 32-vjeçari E.Z. dhe 56-vjeçari B.K.

Pakujdesia e treguar nga ana e drejtuesit të mjetit dyshohet të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë në një rrugë të vështirë në malësinë e Qafë Shtamës, por mjeti është rrokullisur dhe ka rënë disa metra poshtë aksit nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat