Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës, pranga 28-vjeçarit

Shqipëria

Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës, pranga 28-vjeçarit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se automjeti tip “Peugot” ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 32-vjeçari me iniciale R.Ç., ndërsa shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Autoritetet kanë identifikuar autorin E.C., 28 vjeç dhe e kanë arrestuar në flagrance, pasi akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sakaq, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat